Telegrafi

Reese Witherspoon ka frizurë të re të cilën menjëherë do ta dëshironi!

Aktorja e famshme ka ndarë në profilin e saj të Instagramit dukjen e re

Reese Witherspoon, aktore e famshme, ka shfrytëzuar rastin që me fansat e saj në rrjetin shoqëror Instagram të ndajë dukjen e saj të re dhe zgjedhjen e frizurës për verë! – transmeton Telegrafi.

Se a ka ngazëlluar Reese me imazhin e ri mund të shihet në publikimin e xhirimit të shkurtër.

Për stilizimin e flokëve të aktores së famshme është kujdesur Lona Vigi, floktare shumëvjeçare e të famshmëve.

Vera është koha e duhur për ndryshime, pra edhe ju të mendoni për frizurën bob, e cila do t’ju ndihmojë që të dukeni më e re dhe më e relaksuar, mu si edhe Reese Witherspoon! /Telegrafi/