Telegrafi

Ndryshimi i kompanisë pa ndryshuar numrin e celularit

Marrëveshja për portabilitetin e numrave celularë u vlerësua nga ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo, si një mundësi që secili shqiptar të mund të ndryshojë kompaninë celulare duke ruajtur numrin.

Marrëveshja do të krijojë hapësirë për ata qytetarë që janë të pakënaqur me shërbimet apo tarifat e një kompanie të caktuar duke e ndryshuar atë dhe duke mos pasur nevojë të ribëjnë procedurën e hyrjes në një rrjet tjetër komunikimi. /Telegrafi/