Telegrafi

Ndryshimi i florës së baktereve të zorrëve promovon shëndetin dhe rritjen e jetëgjatësisë

Hulumtimi, i cili shfaqet në edicionin e janarit 2014 të Cell, ofron një model për të studiuar shumë nga disfunksionet që janë karakteristikë e zorrëve në plakje dhe i jep bazë supozimit në rritje se ekuilibri adekuat i baktereve në zorrë mund të jetë çelësi i një jete të gjatë dhe të shëndetshme.

Edhe pse hulumtimi i fundit në njerëz e ka lidhur përbërjen e florës së zorrëve me dietën dhe shëndetin tek të moshuarit dhe listën e sëmundjeve të lidhura me moshën që lidhen me ndryshimet në bakteret e zorrëve të cilat përfshijnë kancerin, diabetin dhe sëmundje inflamatore të zorrëve, autori kryesor dhe doktori i fakultetit Buck, Heinrich Jasper, thotë se nuk ka kuptim sistematik të asaj se si kalojmë nga të pasurit e zorrëve të reja dhe të shëndetshme në zorrë të vjetra dhe të grisura".

Studimi ynë shqyrton ndryshimet e lidhura me moshën në zorrë që përfshijnë rritjen e stresit oksidativ, inflamacionit, efikasitetin e paaftë të reaksionit imun, dhe tejproliferimin e qelizave burimore", tha Jasper. "Kjo i vë këto ndryshime në një marrëdhënie hierarkike dhe shkakësore dhe nxjerr në pah pikat ku mund të ndërhyjmë për të shpëtuar rezultatet negative të mosbalancimit mikrobial".

Jasper thotë se ngarkesa bakteriale të zorrëve tek kafshët rritet në mënyrë dramatike me moshën, duke rezultuar në një gjendje inflamatore. Mungesa e ekuilibrit nxitet nga aktivizimi kronik i gjenit të reaksionit ndaj stresit, FOXO (diçka që ndodh me moshën), gjë që ngadalëson aktivitetin e një klase të molekulave (PGRP – SC, homologet e PGLYRP tek njerëzit) të cilat e rregullojnë reaksionin imunitar ndaj baktereve.

Ngadalësimi i PGRP-SC çrregullon molekulat sinjalizuese (Rel/FBkB), të cilat janë të rëndësishme për të filluar një reaksion efektiv imunitar ndaj baktereve të zorrëve. Mungesa rezultuese e ekuilibrit imunitar lejon që numrat bakterialë të rriten, duke shkaktuar një reaksion inflamator që përfshin prodhimin e radikaleve të lira. Radikalet e lira, nga ana tjetër, shkaktojnë mbipërhapjen e qelizave burimore në zorrë, duke rezultuar në displasi epiteliale, një sëmundje kjo parakanceroze.

Jasper tha se rezultati më emocionues i studimit të tyre ka ndodhur kur grupi i tij e rriti shprehjen e PGRP-SC në qelizat epiteliale të zorrëve, gjë që rivendosi ekuilibrin mikrobial dhe përhapjen e kufizuar të qelizave burimore, transmeton Koha.net. Kjo rritje e funksionit të PGRP-KS, e cila mund të imitohet nga ilaçet, ishte e mjaftueshme për të rritur jetëgjatësinë e kafshëve.

"Nëse mund ta kuptojmë se si ndikon plakja në popullatën tonë bakteriale bashkëjetuese – së pari në kafshë dhe më pas tek njerëzit – të dhënat tona tregojnë se ne duhet të jemi në gjendje të ndikojmë fuqishëm në shëndet dhe jetëgjatësi, sepse është menaxhimi i florës së baktereve bashkëjetuese ai që është kritik për shëndetin e organizmit". /Telegrafi/