Telegrafi

Ndryshimi i autostradës ide absurde

Nish-Merdare-Pejë. Këtë plan ka më shumë se një dekadë që Serbia kërkon ta zbatoj për të krijuar dalje, përmes Kosovës, në Mal të Zi.

Pikat nga do të kaloj traseja e autostradës që i lidhë këto dy vende janë vënë që në vitin 2002 dhe për këtë e ka marrë edhe miratimin e vendeve të rajonit dhe përkrahjen e Bashkimit Europian.

Ata që kanë qenë të inkuadruar në hartimin e projekteve të rrugëve në pjesën e Kosovës tregojnë se kjo ka qenë strategji e Serbisë që ta shmangë portin e Durrësit, shkruan Express.

“Por, tani propozimi që të mos shkohet kah Merdari, por kah Prapashtica, e të lidhet me Leskovc e jo me Nish më ka befasuar”, thotë Kaqusha Jashari, ish-drejtoreshë e Rrugëve të Kosovës. /Telegrafi/