Site icon Telegrafi

Ndryshimi i Ford Bronco brenda 60 vitesh, që nga modeli i parë deri te i fundit

Dukja e modelit të fundit, ka një dallim shumë të madh nga modeli i parë

Ford Bronco është lansuar për herë të parë më 1956, ndërsa ka pësuar ndryshime të mëdha kur është larguar nga prodhimi më 1996, transmeton Telegrafi.

Pas pesë gjeneratash, ky model është zëvendëuar me makina SUV shumë të më përshtatshme, Expedition dhe Explorer.

Tani që janë bërë 20 vite, që kur u largua modeli i fundit, është vendosur që të kthehet sërish kjo makinë, që do të rivalizojë me Jeep Wrangler.

Së bashku me këtë makinë, do të lansohete dhe një Sport Bronco, që do të ketë përmasa shumë më të vogla.

Në pritje të kësaj makine që u shfaq për herë të parë në fund të këtij viti, është bërë një përmbledhje, me të gjitha modelet dhe versionet e lansuara ndër vite.

Modeli i parë i kësaj makine ishte shumë më i thjesht, ndërsa më vonë është bërë shumë më i plotësuar, por e ka ruajtur gjithnjë dukjen e ashpër dhe stilin e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version