Kërkesa greke për ndryshimin e emrit kushtetues dhe data 17 maj si data e cila do të ishte kyçe për ndonjë zgjidhje të mundshme, nëse mbahet takimi në mes dy kryeministrave në Sofje, me dy pikat kryesore çka i përmendin mediat greke “To Vima” dhe “Kathimerini” në analizat për bisedimet në mes Greqisë dhe Maqedonisë, informon korrospodentja AIM nga Athina, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gazetari me përvojë theksoi se tek pala e Maqedonisë, japin mendimin se mundet në kushtetutë të jepet një paragraf çka do të garantonte se emri do përdorej në instanca ndërkombëtare (multilaterale dhe bilaterale).
Gazeta “Kathimerini”, shkruan se Maqedonia ka dy argumente kundër revizionit të Kushtetutës. Njëra është pastër politike, sepse qeveria nuk e ka shumicën parlamentare në Kuvend, ndërsa e dyta është e bërë me argument, sepse “gjykata më e lartë e vendit fqinj, asnjëherë nuk ka gjykuar se marrëveshjet ndërkombëtare janë vartës të Kushtetutës. /Telegrafi/