“Pasionet e Fshehta” ka qenë pa dyshim një ndër telenovelat latine më të ndjekura dhe më të pëlqyera nga shqiptarët.
Ritransmetimi i tij vazhdon edhe në ditët e sotme në disa prej kanaleve shqiptare, gjersa shikueshmëria nuk mungon, shkruan Telegrafi.
Të gjithë e mbajnë mend historinë e tre vëllezërve të famshëm: Huanit, Oscarit dhe Frankos, të cilët bien në dashuri me vajzat e fermës kundërshtare: Normën, Himenën dhe Saritën.
Sot, “Pasionet e Fshehta” është vetëm një kujtim nga karriera e tyre, ndërsa aktorët ndër vite kanë ndryshuar tërësisht.
Mario Cimarro, Alfonso Baptista dhe Michel Brown, të cilët përkatësisht luajnë rolet e tre vëllezërve (Huan, Oscar dhe Franko), kanë pësuar ndryshime të mëdha dhe sot duken edhe më të bukur se atëherë. /Telegrafi/