Site icon Telegrafi

Ndryshimi drastik në pamje – Post Malone zbulon sekretin se si i humbi 24 kilogramë

Reperi i famshëm, Post Malone, ka treguar së fundmi sekretin e humbjes së tij mbresëlënëse në peshë.

Këngëtari i “Congratulations” ka rrëfyer se ka hequr në mënyrë të veçantë një produkt, që i ndihmoi të humbiste afro 24 kilogramë.

“Coca cola është shumë e keqe. E mirë por shumë e keqe”, ka thënë ai në podcast-in “Joe Rogan Experience”.

Foto: Lorne Thomson/Redferns

Post Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, shtoi se herë pas here e shpërblen veten me një pije të ftohtë, pas ndonjë performance.

Lexo po ashtu Post Malone mohon pretendimet se ka përdorur substanca narkotike mes shqetësimeve për ndryshimin drastik në dukje

“Nëse do të kisha një shfaqje të mrekullueshme, dhe e dini çfarë, po ndihem pak keq, do të marrë një coca cola”, tha ai.

Reperi i “Better Now” pranoi se ai kishte afro 100 kilogramë para se të hiqte pijet e gazuara.

Pa pirë pije me sheqer, Post Malone tha se pesha e tij ra në 83 kilogramë.

Në fillim të këtij viti, fansat e yllit të famshëm filluan të spekulojnë se ai po merrte drogë kur vunë re transformimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version