Telegrafi

Ndryshimi i drastik i Khloe Kardashian, ajo nuk i ngjan më vetvetes

Khloe Kardashian (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Fansat e Khloe Kardashian kanë kërkuar nga ylli televiziv që të mos bëjë më ndërhyrje estetike, pasi që në fotografinë e fundit, ajo nuk njihet më.

Pjesëtaret e klanit Kardashian/Jenner janë të njohura për ndryshimet drastike që i kanë bërë në dukjen e tyre me ndihmën e kirurgëve plastikë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian
Dukja e Khloe Kardashian në vitin 2007 (Foto: Charley Gallay/Getty Images/Guliver)

Edhe pse ato përpiqen t’i mohojnë intervenimet e shumta, krahasimi i fotografive nga e kaluara me ato të tanishmet, është dëshmi për këto ndërhyrje.

Ndërkaq, një ‘selfie’ që Khloe e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, e tregon krejtësisht ndryshe, në një shkallë saqë nuk i ngjan më vetvetes.

35-vjeçarja, e cila është nënë e një fëmije, ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje kirurgjike, mirëpo dukja e yllit të “Keeping Up With The Kardashians” është krejtësisht tjetër. /Telegrafi/

Kështu është dukur Khloe Kardashian (Foto: Getty Images/Guliver)