Ka preferuar shpesh herë që të mos zbulohet në paraqitjet e saj, duke u shfaqur me paruke në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë vetëm zërin e saj të mrekullueshëm.
Është kjo këngëtarja australiane Sia, e cila tashmë është shndërruar në një divë të muzikës, me prurjet e projekteve të saj mbresëlënëse.
Ndonëse është munduar të mos e shfaq fytyrën e saj, prapëseprapë ka pasur raste kur nuk ka mundur ta shmang këtë gjë.
Ajo është fotografuar së fundmi gjatë hyrjes në një aeroport, ku është shfaqur si gjithnjë elegante, por më shumë në sy binte lëkura e saj e rigjeneruar.
Ndonëse vitet kalojnë dhe mosha e saj rritet, këtë gjë po e “kundërshton” fytyra e saj, e cila në të vërtetë ka ndryshuar shumë nga vitet më parë, dhe Sia Furler duket vërtet më e bukur tani. /Telegrafi/