Ai nuk ka dyshim se është njëri prej aktorëve shqiptarë më të pëlqyer.
Bëhet fjalë për artistin nga Gjilani, Fatmir Spahiu, i cili vazhdon të jetë një personazh mjaft i komentuar në rrjete sociale.
I njëjti kësaj radhe ka marrë vëmendje të madhe me transformimin që ka bërë në dukje.
Me anë të disa fotografive që ka publikuar në Facebook e Instagram, vihet re se ka bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm.
Ylli i “Kafeneja Jonë” duket të ketë humbur shumë kilogramë, ndonëse për këtë pjesë nuk ka folur akoma.
Pavarësisht kësaj, Spahiu po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar edhe me projekte filmike.
Ai shpesh komenton edhe ngjarjet që ndodhin me anë të rrjeteve të tij personale. /Telegrafi/