Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj është kthyer në vëmendjen e të gjithëve kohëve të fundit.
Pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP dhe lidhja e krijuar me aktorin Donald Veshaj, e kanë shndërruar atë në një prej personazheve më të përfolur të momentit.
Por jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Beatrix ka një karrierë të suksesshme si këngëtare.
Ajo ka nisur të këndojë qysh kur ishte e re në moshën 16-vjeçare, ndërsa me kalimin e viteve vazhdoi të ndryshonte e të realizonte disa bashkëpunime të suksesshme.
Ndër këngët e saj hit kujtohen: “Dhoma 609”, “Sa vite” (bashkëpunim me reperin Gold AG), “Ëndrrat bëhen realitet”, “E dua beat-in” e të tjera.
Me kalimin e viteve, Beatrix nuk ishte ajo vogëlusha lozonjare e njohru si mbesa e Albërie Hadërgjonajt, por krijoi identitetin esaj artistik.
Si më poshtë ju sjellim disa fotografi nga e kaluara, të cilat tregojnë evoluimin e këngëtares Ramosaj me kalimin e viteve. /Telegrafi/