Kur u zgjodh Presidenti Obama në vitin 2008, slogani i fushatës ishte “ndryshimi” që ne e besuam. Disa e konsideronin këtë ndryshim si një ndryshim ekonomik, si reformë e kujdesit shëndetësor apo reformë e arsimimit. Në realitet, ndryshimi ishte në demografinë e elektoratit. Ashtu sikur ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë edhe elektorati amerikanë nuk ishin vetëm të bardhë siç kanë qenë në të kaluarën. Ka qenë në rritje numri i elektoratit minoritarë të cilët nuk janë të bardhë si hispanikët, të zinjtë, aziatikët, dhe një numër në rritje i amerikanëve të rinj që votuan për presidentin dhe i qëndruan besnikë edhe në rizgjedhje. Mandej, një numër i konsiderueshëm i grave të zhgënjyera i kthehen kampit të Obamas, pasi që GOP i frustroi ato duke mos përfillur çështjen e shëndetit të tyre dhe kurrë nuk e kuptoi ndjenjën e tyre mbi krimin dhe padrejtësinë.
Ndryshimi po vinte por GOP nuk e besonte atë. Hispanikët kërkonin reforma në politikën e imigracionit dhe kërkonin mbështetjen amerikane në lidhje me aktin e ëndrrës, dhe republikanët të cilët flisnin për kontrollin kufitar dhe ligjin e emigracionit të Arizonës. Të zinjtë ishin të qetë gjatë periudhës katërvjeçare të presidencës Obama, dhe vuanin nga një numër i madh i të papunësuarve dhe kërkonin strehim, por GOP kurrë nuk u ofrojë simpati pasi që ata ishin pjesë e kampit të Obamës, i konsideronin si pjesë të 47 përqindëshit. Bursat studentore ishin shndërruar në një makth për elektoratin e ri dhe GOP-i e konsideronte këtë vuajtje si pjesë të një shoqërie kapitaliste edhe qytetarët e moshuar të cilët normalisht ishin aleatë me ideologjinë e GOP-it, ishin të kërcënuar nga GOP-i me shkurtimin e përfitimeve sociale dhe rritjen e moshës për të drejtë pensioni dhe reforma pensionale.
Pastaj Grupi Evangjelistë i cili e kishte krijuar presidencën e George W. Bushit, ishin shtrënguar për të votuar për një ideologji që ata e konsideronin si kult. Grupi “Tea Party” fiksohej që Mitt Romney do të qeverisë nga qendra pasi që ai provoi të lëvizte nga qendra për të fituar kampanjën e tij të dështuar.
Po, edhe pse ndryshimet po bëheshin ose GOP po i bënte, asnjëherë nuk i besonin. Ata besonin në GOP-in e Amerikës së kaluar kur ekzistonte lidhje në mes të elektoratit të bardhë dhe ideologjisë së partisë GOP, lidhje ndërmjet sistemit ekonomik më të ultë, ku të pasurit ishin ata që krijonin vende pune, ndërsa të tjerët ishin ata që performonin dhe nëse doni të jeni sikur ata vetëm veproni sikur ata. Senatori i parë homoseksual është zgjedhur dhe ndryshimi është këtu, dhe GOP-i është më mirë të besoj.
(Autori është i angazhuar në detyrën e zëvendëspresidentit në Universitetin UBT në Prishtinë).