Telegrafi

Ndryshimet në TVSH, biznesve u sollën vetëm telashe dhe humbje financiare (Video)

Ndryshimet fiskale të vitit të kaluar, përpos që nuk sollën përfitime të pritura për konsumatorët, nuk ndikuan për të mirë as te një pjesë e prodhuesve vendorë.

Një nga përpunuesit e qumështit ankohet se përpos që prodhimet e tij nga qumështi u liruan, atij i është rritur TVSH-ja për disa prej materialeve që përdoren në prodhim, andaj pësoi humbje financiare. Kjo e shtyn që të mendojë se nuk duhet investuar më shumë në Kosovë, raporton KTV.

Para pak ditësh, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se vetëm në janar dhe në shkurt, 138 kompani kanë përfituar 2.1 milionë euro lirime në import të makinerive prodhuese, lëndës së parë dhe teknologjisë informatike. Sipas tij, vlera e importit ka qenë 12.4 milionë euro.

Por, me këto informata nuk po pajtohen shoqatat e bizneseve. Sipas tyre, vlera e përfitimeve të bizneseve nga këto lirime është e barabartë me zero, transmeton Koha.net.

Edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se në fakt çmimet e produkteve janë duke u rritur.