Telegrafi

Ndryshimet në Qeveri, vetëm aty ku ka boshllëk me shkuarjen e Thaçit në Presidencë

Sipas kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, për momentin priten vetëm riformatizime në Qeveri që kanë të bëjnë vetëm me “boshllëkun” që ka krijuar shkuarja e ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit në Presidencë.

Ai ka thënë se tani do të ketë vetëm një përplotësim, si rezultat i shkuarjes së Thaçit për president të vendit, raporton Telegrafi.

“Çështjet tjera të riformatizimit do të mbesin vazhduese sepse gjithmonë do të masim performancën e Qeverisë dhe karshi performancës do të bëjmë ndryshime”, ka thënë kryeministri Mustafa, gjatë një vizite që i ka bërë kompanisë për prodhimin e lëngjeve, “Frutex” nga Suhareka. /Telegrafi/