Site icon Telegrafi

Ndryshimet në ngjyrën e flokëve: Çfarë duhet të zgjedhin zeshkanet dhe çfarë biondet?

Ngjyra e flokëve luan një rol të madh në pamjen tonë, mund të shtojë e të zvogëlojë vitet, ndaj duhet të bëjmë zgjedhjen më të mirë

Një ngjyrë e sheshtë nuk ju bën asnjë favor nëse po përpiqeni të dukeni më e re.

Ju mund të zgjoni një shkëlqim rinor duke shtuar xhufka të ngrohta flokësh, veçanërisht rreth fytyrës. Ngjyra e tyre do të varet nëse jeni zeshkane, bionde apo flokëkuqe, transmeton Telegrafi.

Xhufkat ngjyrë karameleje për zeshkanet

Nëse jeni zeshkane, shtimi i karameles është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për t’u dukur më e re. Do të “zbusë” tiparet e fytyrës dhe do t’u japë flokëve vëllim më të madh vizualisht.

Mjafton që fytyrën ta kornizoni me ndihmën disa xhufkave të shndritshme dhe tashmë do të keni ndryshim të madh.

 

Shtimi i toneve të arta për biondet

Biondja shampanjë është një tjetër nuancë që do t’ju ndihmojë të dukeni më të reja. Biondja platini mund të jetë një ngjyrë e ftohtë për verën, por jo të gjitha janë të kënaqura gjatë gjithë vitit.

Lexo po ashtu Dëshiroj ta ndryshoj nuancën e flokëve! Siguroni tretësin e tyre

Shtimi i fijeve më të ngrohta dhe të verdha në flokët biondë mund të plotësojë flokët biondë natyralë. Kjo nuancë nuk është aq e mprehtë dhe do t’i japë fytyrës iluzionin e plotësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version