Largë debateve publike, por me prezentimet mediatike shpalosen idetë rreth ndryshimeve në ligjin zgjedhor. Çështjet kryesore që përfshihen në ndryshimin e ligjit zgjedhor janë : zonat zgjedhore, pargu zgjedhor dhe mënyra e votimit. Kërkesat për reformën e ligjit buruan nga lëshimet e organizimit të zgjedhjeve qendrore dhe lokale, keqpërdorimeve të votave dhe cilësia e përfaqësimit .
Lëshimet gjatë organizimit
Këtyre lëshimeve deri më tani i paraprinë lëvizjet politike në nivel të vendit, ku gati asnjë mandat nuk përfundoi në kohën e paraparë sipas ligjit. Si rezultat i këtyre lëvizjeve karshi mungesës së përvojës dhe fondeve të buxhetit për një organizim cilësor dhe demokratik, mungoi edhe vullneti i “garës fer” tek partitë e ashtuquajtura parti me ndikim, u shfaqën standarde të dyfishta në mediat qendrore, si dhe shoqëria civile përmes dikimit të saj të zbeht, heshti deri në shpaljën e rezultateve.
Kjo është e vetmja pikë e cila nuk debatohet nga partitë politike, mediat dhe shoqëria civile përgjatë procesit, i cili do të sjell një ligj më të cilën synohet organizimi zgjedhjeve (qendrore) demokratik.
Zonat Zgjedhore
Krahas kërkesave të ndryshme të partive politike rreth zonava zgjedhore, për të cilën çështje Vetëvendosja ka kërkuar që të jetë vetëm 1 zonë, PDK-ja propozon 6 zona, ndërkaq LDK-ja 10 zona e më tepër dhe AAK-ja propozon 100 zona zgjedhore.
Ndërkohë propozimi më racianale dhe konstruktiv erdhi nga Demokracia në Veprim, sipas tyre, 26 zonat do të dukeshin në këtë formë: 1. Deçani + Juniku, 2. Dragashi, 3. Ferizaji, 4. Fushë Kosova, 5. Gjakova, 6. Gjilani, 7. Gllogoci, 8. Istogu, 9. Kaçaniku + Hani Elezit, Shtërpca 10. Kamenica + Novobërda + Ranillug, 11. Klina, 12. Leposaviqi + Zveçan, 13. Lipjani, 14. Malisheva, 15. Mitrovica + Zubin Potok, 16. Obiliqi, 17. Peja, 18. Podujeva, 19. Prishtina + Graçanica, 20. Prizreni + Mamusha, 21. Rahoveci, 22. Shtimja, 23. Skenderaj, 24. Suhareka, 25. Vitia + Kllokot + Partesh, 26. Vushtrria.
Ndërsa arsyteimet e tyre ishin kriteret bazë për bashkimin e këtyre komunave. “Përparësi u jepet komunave që kanë ose kanë pasur lidhje administrative apo lidhje të natyrshme gjeografike. Komunat e bashkuara me komunat më të mëdha nuk kanë numër të mjaftueshëm banorësh për të siguruar një ulëse. Çdo dhjetë vite duhet të shikohet numri i popullatës dhe ndryshimi eventual i zonave”.
Vullneti dhe interesi për të siguruar ndryshimet pozitive në ligj për zonat zgjedhore tek partitë politike reflekton pesimizmin e arritjës së kopromisit në pikën kryesore e ligjit.
Listat zgjedhore
Nga kërkesat për të filluar ndryshimet në ligj ishte edhe mënyra e votimit.
Listat e hapura, por me një klikim dëshmua si një mekanizëm për të forcuar demokracinë mbrenda partisë, ku kandidatit iu mundësu hapsirë e barabart në parti dhe pas zgjedhjës përfaqësim i pavarur nga interesat e lidershipit partiak, duke refleftuar seriozitetin ndaj premtimeve nëpër fushata zgjedhore.
Ndërsa, forma me lista të hapura dhe me disa klikime kriouanë përqarje në partit politike, penguan realizimin e fushatës së barabart në parti dhe sjellën një pasqyrë e cila nuk reflektoi vullnetin e votuesve.
Listat e mbylluar mund të mundësojnë lehtësira për të kryer procesin e numrimit të votave, por dëmton demokracinë partiake dhe është në kundërshtim me vullnetin e votuesve për të shprehur ndikimin e tyre në zgjedhjen e kandidatit të preferuar.
Në procesin e votimit si problem kemi edhe votimin me kusht dhe votimi i diasporës, problem i cili nxit keqpërdorime!
Pragu zgjedhor
Vazhon dëmtimi i demokracisë në emër të demokracisë, si mjet për të penguar shfaqjen e ideve, qëndrimeve dhe përfaqësimeve të ndryshime hedhet pragu i pengësës së demokracisë. Edhe në këtë pikë ishte larg mendimi i përbashkët të partive politike, të cila nuk e shohin të arsyshëm të nxjerrin mësim nga dështimi i themelluesit të ish-partisë ORA.
Përsëri propozimi më i pranuar në kushtet ku demokracia është pronë e anti-demokratëve pragut zgjedhor, sipas Demokracisë në Veprim, për partitë Politike duhet të jetë:
– Për 70 ulëse nuk ka nevojë për prag elektoral, meqë në mënyrë të natyrshme ekziston, për 30 ulëse proporcional në nivel vendi, pragu 3%
– Për koalicionet: Për 70 ulëse nuk ka nevojë për prag, për 30 ulëse proporcional në nivel vendi, pragu 5%
– Ndërkohë për kandidatët e pavarur nuk konsiderohet e nevojshme të ketë prag
Në fund, rreth zgjedhjeve lokale çfarë ndryshime do të kemi ?…