Site icon Telegrafi

Ndryshimet në Ligjin për armë kalojnë në lexim të parë në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri

Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për armë, i cili është me flamur evropian, sot kaloi në lexim të parë në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri.

Me këtë propozim-ligj sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se rregullohen kushtet për blerjen, posedimin, sjelljen, ruajtjen, prodhimin, rregullimin dhe transportin e armëve dhe municionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky propozim-ligj nuk do të ndryshojë rregullat për Ministrinë e Mbrojtjes, Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, organeve tjera shtetërore dhe personave tjerë të licencuar.

Spasovski më herët kishte thënë se këto ndryshime bëhen me qëllim që të përmirësohet korniza e sjelljes së qytetarëve me armët./Telegrafi/

Exit mobile version