Debati për ndryshimin e kodit zgjedhor nesër kalon në komision për sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive. Kryetari i komisionit Aleksandar Kiracovski informoi se komisioni do të fillojë punën nesër në orën 14:00, megjithëse pas paraqitjes së mijëra amendamenteve ai nuk është optimist se këto vendime legjislative do të miratohen para shpërbërjes së Kuvendit. Por sot, LSDM i bën apel partnerit të koalicionit BDI dhe opozitës OBRM-PDUKM-sëЕ që të tërheqin amendamentet.
Nga OBRM-PDUKM sot thonë se nuk do të tërhiqnin amendamentet, sepse siç tha sot koordinatori i grupit deputet të partisë më të madhe opozitare Miceski, ato nuk janë dorëzuar për tu tërhequr.
Pas mijëra amendamenteve, shumica e tyre janë nga partneri qeveritar BDI, ndërsa kryeministri Zaev këto ditë tha se do të diskutojë edhe për stabilitetin e koalicionit./Telegrafi/