Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancë për të diskutuar për ndryshimin e Kodit Penal të vitit 2023, pas iniciativës së kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
Në iniciativë, Trajanov thekson se ndryshimet e kontestuara ligjore janë në kundërshtim me sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe barazinë e promovuar me Kushtetutë. Në nismë thuhet se me këto ndryshime privilegjohet një kategori e qytetarëve, për dallim nga personat e dënuar ligjërisht që marrin një trajtim diskriminues dhe për ta nuk vlen ulja e dënimeve.
Sipas Trajanov, seanca në Gjykatën Kushtetuese është e vonuar, sepse iniciativa është dorëzuar në shtator të vitit 2023, kur dhe janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal në procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian.