Telegrafi

Ndryshimet në kodin penal, shpëton OBRM-PDUKM dhe Janakievski

Për shkak të ndryshimit të Kodit Penal do të pamundësohet gjykimi edhe ndaj një procesi gjyqësor. Rasti “Talir”, që ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë OBRM-PDUKM, është pranë vjetërsimit, megjithatë kjo do të konfirmohet më datë 10 nëntor, në seancën e radhës. Me këtë rast shpëton i akuzuari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski.

Kërkesë për vjetërsim të lëndës kërkuan edhe të akuzuarit e tjerë deputeti Ilija Dimovski dhe ish sekretari gjeneral i Qeveris Kirill Bozhinovski. Meqenëse ata nuk do të akuzohen për keqpërdorim të autorizimit zyrtar, gjykimi për ta do të vazhdojë për akuzën larje parash, e cila nuk është përfshirë në ndryshimet e Kodit Penal. Ndërkaq, gjykimi kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevskit bëhet në mungesë të tij. Gjykimi për rastin “Talir” ka nisur në mars të vitit 2020.

Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, vjetërsuan edhe rastin gjyqësor 16 vjeçar, të quajtur “Syri i Gjarprit”.

Më tej, ditë më herët, Gjykata Themelore Penale Shkup shënoi përfundimin e ndjekjes penale të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i akuzuar në rastin e njohur si rasti “Target-Fortesa.

Po ashtu deputeti i partisë socialiste Ljupço Dimovski, si dhe gazetarja dhe biznesmenja Ivona Talevska, u shpëtuan nga ndjekja penale, për rastin e PSP-së “Producenti.

Më 6 shtator Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi në mënyrë ekspresë, ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkaktuan reagime të forta në opinion. Por edhe përkundër kësaj, të njëjtat i konfirmoi edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe u publikuan menjëherë edhe në Gazetë Zyrtar. Ndërkaq, si pasoj do të vazhdojnë të vjetërsohen edhe shumë lëndë të tjera gjyqësore./Shenja/