Telegrafi

Ndryshimet kushtetuese, Meta takon Bashën

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Burime nga PD bëjnë me dije se Basha do të takohet me Metën në orën 11:00.

Takimi vjen vetëm një ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetues në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit.

Meta ka paralajmëruar se do t’i konsiderojë antikushtetuese ndryshimet e kërkuara për sistemin.

Zëdhënësi Tedi Blushi ka kujtuar edhe një herë se në kuvend janë vetëm 82 deputetë legjitim.

Por në replikë me kreun e shtetit dhe opozitën, kryeministri Rama paralajmëron se akuzat rrezikojnë miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa thekson se parlamenti është sovran. /Ora News/