Site icon Telegrafi

Ndryshimet kushtetuese i japin tjetër titull Kim Jong-Un, Koreja e Veriut synon arritjen e traktatit të paqes me SHBA-të

Kim Jong-Un është emëruar zyrtarisht kreu i shtetit të Koresë së Veriut dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë sipas Kushtetutës së re, e cila ka për qëllim përgatitjen e një traktati paqeje me Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.

Koreja e Veriut prej kohësh ka kërkuar një marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të normalizoj marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve dhe t’i jap fund gjendjes teknike të luftës që ka ekzistuar nga lufta e Koresë gjatë periudhës 1950-1953, e cila përfundoi me një armëpushim por jo edhe më një traktat paqeje, transmeton Telegrafi.

Kushtetuta e re që është publikuar në portalin shtetëror Naenara gjatë të enjtes, thuhet se Kim si kryetar i Komisionit të Çështjeve të Shtetit (SAC), që konsiderohet si organi më i lartë qeverisës i krijuar në vitin 2016, “ka qenë përfaqësuesi suprem i gjithë popullit korean”, që do të thotë të jetë tani kreu i shtetit dhe “komandanti i përgjithshëm” i ushtrisë.

Në Kushtetutën e mëparshme, ai thjesht quhej “Kim “lideri suprem” që komandonte “forcën e përgjithshme ushtarake” të vendit. Më parë, kreu i shtetit të Koresë së Veriut ishte kryetari i Parlamentit, ndryshe i njohur si Presidenti Suprem i Asamblesë Popullore.

“Kim ka ëndërruar të bëhet president i Koresë së Veriut dhe në mënyrë efektive ka arritur që këtë ëndërr ta bëjë realitet”, ka deklaruar Kim Dong-yup, profesor në Universitetin Kyungnam të Seul.

Kim gjithë fokusin e tij e përqendroi në ekonominë gjatë vitit të kaluar, duke filluar bisedimet për arsenalin bërthamor me Shtetet e Bashkuara, dhe ndryshoi imazhin e tij si një udhëheqës botëror duke shfrytëzuar kështu samitet me Korenë e Jugut, Kinën dhe Rusinë.

Sipas Hong Min, studiues në Institutin Unification në Seul të Koresë së Jugut, me ndryshimin e titullit Kim gjithashtu ka për qëllim përgatitjen e një traktati të mundshëm të paqes me Shtetet e Bashkuara.

“Ndryshimet kushtetuese mund të jenë një shans që Kim ta fitoj statusin e nënshkruesit të një traktati paqeje, derisa në anën tjetër projektin imazhin e vendit të tij si një shtet normal”, ka shtuar Hong.

Washingtoni është përpjekur të nënshkruaj një traktat gjithëpërfshirës të paqes, para se Koreja e Veriut të ndërmarrë hapa thelbësorë drejt denuklearizimit, por zyrtarët amerikanë kanë dhënë indikacione se mund të jenë të gatshme të arrijnë një marrëveshje më të kufizuar me të cilën redukton tensionet, hap zyra ndërlidhëse dhe ka përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut për denuklearizimin kanë ngecur, edhe pse bisedimet më të fundit me Phenianin duket se do të vazhdojnë këtë muaj.

Që nga viti 2017, Koreja e Veriut ka ndërprerë testimin e raketave me rreze të gjatë dhe bombat bërthamore. Megjithatë ka testuar raketat e reja me rreze të shkurtër dhe atë pak disa pas takimit të dytë me Shtetet e Bashkuara, që konsiderohet si një takim i dështuar që u zhvilluar në shkurt të këtij viti, por zyrtarët amerikanë besojnë se ka zgjeruar arsenalin e sa duke vazhduar me prodhimin e bomba dhe raketa.

Megjithatë Kushtetuta e re vazhdon ta përshkruaj Korenë e Veriut si një shtet me armë bërthamore. /Telegrafi/

Exit mobile version