Site icon Telegrafi

Ndryshimet klimatike shtrenjtojnë pemët dhe perimet

Ekspertët e bujqësisë vlerësojnë se ndryshimet klimatike do të godasin buxhetin e bujqve, gjë që më pas do të reflektohet si çmime më të larta të produktit final që e blejnë konsumatorët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo vjen si pasojë e motit shumë të nxehtë në periudha të gjata që kërkon më shumë kujdes dhe resurse për mbrojtjen e prodhimeve në ato temperatura të larta, që të mund ato pemë dhe perime më pas të ofrohen te blerësi si prodhime të padëmtuara dhe cilësore.

‘Kultivuesit e vendit tonë ballafaqohen me sfida të mëdha në mbrojtjen e të mbjellave sezonale nga temperaturat e larta, gjegjësisht thatësia dhe insektet që janë në numër më të madh përsëri si pasojë e motit të nxehtë. Moti i nxehtë poashtu ka ndikim direkt edhe në sasinë e prodhimit final që do të arrijë te konsumatorët, ku sasi më e vogël e prodhimit nënkupton çmim më të lartë për blerësin’, thonë ekspertët e bujqësisë në lidhje me ndikimet e temperaturave të larta në prodhimtarinë e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version