Telegrafi

Ndryshimet kanë filluar të vërehen te Chelsea – Lampard po ndërton një skuadër të frikshme te blutë e Londrës

Frank Lampard ka filluar të vlerësohet lartë për punën që bëri në edicionin e tij të parë si trajner i Chelseat.

Strategu anglez arriti të kualifikonte skuadrën londineze në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri nga vendi i katërt, pa bërë asnjë transferim në verën e kaluar.

Chelsea ishte suspenduar shkaku i UEFA për transferime të lojtarëve nën moshë, andaj Lampard e mori skuadrën të pandryshuar nga Maurizio Sarri që kaloi te Juventusi.

Me shumë vështirësi dhe lojtarë të rinj e pak përvojë, anglezi ia doli që shkonte edhe në finalen e FA Cup, për ta humbur nga Arsenali.

Por, gjëja më pozitive që Lampard ka sjell te Chelsea është se po arrin të josh lojtarë të skuadrave të tjera që të kalojnë në Stamford Bridge.

Hakim Ziyech nga Ajai e Timo Werner nga Rasenball Sport Leipzig, tashmë u janë bashkuar bluve, mirëpo lista duket se nuk do ndalet me kaq.

Në këtë javë, Chelsea pritet të prezantojë edhe Kai Havertzin nga Bayer Leverkuseni, Ben Chilwellin nga Leicesteri dhe Thiago Silvan nga Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.

Nëse shikojmë formacionin që Chelsea luajti në edicionin që lamë pas dhe nga ai që mund të luhet në edicionin 2020/21, ndryshimet janë të mëdha. /Telegrafi/