Telegrafi

Ndryshimet fiskale godasin Doganat, 14 milionë euro më pak të hyra

Doganat e Kosovës për periudhën tre mujore të këtij viti ka pësuar rënie të sasisë së mallit për 15.16 për qind. Ndërsa, për këtë periudhë ka realizuar 2 për qind të hyra më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këto i ka bërë të ditur drejtori i doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna gjatë raportimit të parë komisionit parlamentarë për buxhet dhe financa.

Rafuna po ashtu ka thënë se ndryshimet në pakot fiskale do të kenë ndikim në të hyra me ndikim prej 14 milionë euro më pak. /Telegrafi/