Site icon Telegrafi

Ndryshimet e Ligjit për lëndë të para minerale diskutohen në Kuvendin e Maqedonisë

Komisioni parlamentar për çështje ekonomike do të organizojë sot një debat publik për efektet e zbatimit të Ligjit për lëndë të para minerale në mjedisin jetësor dhe ekoniminë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet e ligjit janë në rend dite në seancën e 32-të dhe vjen me procedurë të shkurtuar, ndërkaq është propozuar nga disa deputetë të shumicës qeveritare.

Qëllimi i ndryshimeve është ndalimi i përdorimit të cianidit, acidit sulfhidrik dhe substancave tjera të rrezikshme gjatë hulumtimeve gjeologjike, eksploatimit dhe përpunimit të lëndëve të para minerale në xeherore, e gjithë kjo për të mbrojtur mjedisin jetësor dhe shëndetin e të punësuarve, përfshi popullsinë lokale./Telegrafi/

Exit mobile version