Aktorët e famshëm zakonisht iu nënshtrohen ndryshimeve të mëdha në dukje dhe në peshë për kërkesat e roleve që i bëjnë.
Njëri prej aktorëve që ka pësuar luhatje të mëdha në peshën trupore, është padyshim Christian Bale.
Gjatë gjithë karrierës së tij, aktori anglez shumë herë iu është nënshtruar dietave të ndryshme për të humbur apo për të shtuar në peshë.
Aktori është fotografuar së fundmi dhe ai duket i panjohur me dukjen që ka. Me disa kilogramë më shumë, me mjekrën e rruar dhe me flokë të shkurtra, Bale duket shumë ndryshe.
Kujtojmë që gjatë xhirimeve të “The Machinist” (2004), Bale kishte rënë në 44 kilogramë, ndërsa një vit më pas kishte shtuar 42 kilogramë kryesisht në muskuj, për të arritur në peshën prej 86 kilogramësh për rolin e tij në “Batman Begins”.
Në fotografitë e mëposhtme mund t’i shikoni ndryshimet që ka pësuar aktori në fizikun e tij për rolet filmike. /Telegrafi/