Site icon Telegrafi

Ndryshime të reja në shëndetësi, përshpejtohet kontrolli te urologu

Me ndryshimet e reja ligjore të cilët do të hynë në fuqi më 5 tetor, pacientët do të mund të kontrollohen te specialisti për më pak se një javë thonë organet kompetente, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej tani mjekët amë do të munden që në mënyrë të drejtpërdrejtë ti dërgojnë pacientët me hiperplazion të prostatës për hulumtime mjekësore, para se ti dërgojnë te urologu. Problemi me mbi ngarkesën e urologëve është vërejtur përmes sistemit “Termini im”. Pacientët me udhëzim nga mjeku amë fillimisht është dashur të shkojnë te urologu, i cili i ka kthyer në nivel primar për ti bë hulumtimet e nevojshme. Me rezultatet e analizave dhe udhëzim nga mjeku amë ata përsëri është dashur të kthehen tek urologu.

Kjo e ka zgjatur kohën e pritjes e cila ka zgjatur edhe nga tre javë, thonë kompetentët. Përndryshe madje 65.000 terminë në vit janë regjistruar për kontroll te urologu./Telegraf/

 

Exit mobile version