Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka njoftuar disa ndryshime të rregullave për portierët kur ekzekutohen penalltitë, dhe ata do të ndryshojnë penalltitë përgjithmonë.
Nga 1 korriku, portierët nuk do të lejohen më të ‘tallen’ me penalltitë në çdo rast përpara goditjes.
Disa nga këto gjëra janë: Ata nuk mund të prekin shtyllat dhe rrjetat, të vonojnë ekzekutimin e penalltisë, të shpërqendrojnë në mënyrë të padrejtë gjuajtësin, të demonstrojnë sjellje që nuk tregojnë respekt.
Për portierë të tillë si Emiliano Martinez, ky do të jetë një ndryshim i madh dhe do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si ata i qasen gjuajtjeve të penalltive.
Martinez është i njohur për lojërat e tij gjatë penalltive, dhe kjo ndoshta ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në Katar, ku ai shpërqendronte lojtarët francezë përpara çdo goditjeje që ata bënin.
Ky vendim ka përçarë mendimet e tifozëve, ku shumë besojnë se është pjesë e lojës, ndërsa disa të tjerë mendojnë se është e padrejtë që të shtohen këto rregulla për portierët dhe të mos tentohet të shpërqendrojnë goditësin.
“Nuk mund të gënjej kjo është pjesë e lojës, janë vetëm lojëra me mendje”, ka shkruar një tifoz i futbollit.
“Nëse portierët nuk mund të bëjnë gjëra të tilla, atëherë vrapimi i shtirur duhet të ndalohet”, shkroi një tjetër.
Portierët tani duhet të mbajnë distancën e tyre në gjuajtjet e penalltive dhe në ndeshjet e rregullta gjithashtu, pa tallje të lejuara. /Telegrafi/