Site icon Telegrafi

Ndryshime te KB Vëllaznimi, shkarkohet trajneri Pavic – në vend të tij do të emërohet Sarin

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në kuadër të Superligës së basketbollit të Kosovës, ku skuadra nga Gjakova ka regjistruar një bilanc prej dy fitoreve e katër humbjeve, përmes një njoftimi zyrtar klubi i basketbollit Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin kroat Branimir Pavic.

Përveç njoftimin për shkarkimin e Paviç, klubi gjakovar ka falënderuar trajnerin kroat për kontributin e tij në këto ndeshje sa ishte në krye të skuadrës.

KB Vëllaznimi ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar edhe punën për të gjetur trajnerin e ri i cili do ta drejtojë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.

Sa i përket emërimit të ri Telegrafi ka mësuar, se në postin e kryetrajnerit të skuadrës nga Gjakova, pritet të emërohet trajneri tjetër kroat Jeronimo Sarin.

Për trajnerin Sarin kjo nuk do të jetë eksperienca e parë në Superligën e Kosovës në basketboll, pasiqë më parë kishte qenë pjesë e skuadrave si Bashkimi, Prishtina dhe Peja./Telegrafi/ 

 

Exit mobile version