Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, nga sezoni i ri do të bartë fanellën me numër 8 te klubi anglez.
Uelsiani, iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2008 nga Cardifi, dhe tani ai është pasardhësi i Mikel Artetas që deri sivjet pati këtë numër.
Fanellën me numër 8 te Arsenali e kanë bartur disa lojtarë me nam si George Graham, Freddie Ljungberg e Ian Wright.
Pas largimit të Tomas Rosickyt, Alexis Sanchez mori numrin 7, ndërsa transferi më i ri Granit Xhaka akoma nuk dihet se çfarë numri do të bartë. /Telegrafi/