Site icon Telegrafi

Ndryshime në qeverinë “Rama”, emërohen dy zv.ministra të rinj

Pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka bërë disa lëvizje në kabinetin qeveritar.

Në vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, janë miratuar emërimi i Bora Muzhaqi si zv.ministre e Arsimit dhe Dallandyshe Bici është emëruar zv.ministre e Mbrojtjes.

Si znj. Muzhaqi (e renditur në vend të 31) dhe znj. Bici (vendi 22 në listë) ishin kandaditate për deputete në Qarkun e Tiranës, të cilët nuk u shpallën fituese. Znj. Bici arriti të merrte 5013 vota ndërsa znj. Muzhaqi 1069 vota.

Bora Muzhaqi gjatë zgjedhjeve mbajti detyrën e zëdhënëses së PS-së për fushatën, ndërsa Dallandyshe Bici ka mbajtur postin e kryeinspektores në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ndërkohë në vendimet e sotme që mbajnë firmën e zv.kryeministrit, Erion Braçe pasi kryeministri Rama ndodhet për vizitë në Itali, është liruar nga detyra Aspasjana Kongo, e cila mbante postin e zv.ministres së Arsimit.

Exit mobile version