Në Qeverinë e Kosovës dy zëvendësministrave u janë ndryshuar dikasteret.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, zëvendësministrat Avni Zogiani dhe Resul Makreshi do të kenë pozita të reja në ekzekutiv.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
“Ish-zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërsa, ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshi, është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, vijon tutje njoftimi i Kryeministrisë./Telegrafi/