Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për arsye familjare.
Siç mëson Telegrafi, në vend të Mehajt do të jetë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci. /Telegrafi/