Në udhëheqësinë e Telekom Maqedonia ka ndryshime. Zharko Lukovski, anëtarë ekzekutivit të Këshillit të drejtorëve në funksionin e Drejtorit kryesor operativ, është tërhequr, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga portali Faktor nga ku thonë se Lukovski do ta vazhdojë karrierën jashtë kësaj kompanie. Detyrën e tij do ta merr Nazim Bushi, zv. drejtor i Këshillit të drejtorëve për një periudhë tremujore, nga 1 korriku i këtij viti.
Përndryshe, Lukovski u caktua në këtë pozita udhëheqëse në Telekom Maqedonia në vitin 2006, kurse Drejtor kryesor ekzekutiv u emërua në vitin 2010, që më pastaj të jetë Drejtor kryesor operativ, nga viti 2015./Telegrafi/