Telegrafi

Ndryshime në listën e Argjentinës, dy sulmuesit largohen shkaku i lëndimeve dhe Scaloni thërret menjëherë zëvendësuesit

Lionel Scaloni i kishte paralajmëruar ditë më parë ndryshimet dhe ato kanë ardhur tanimë.

Pas Nicolas Gonzalez, një tjetër sulmues është larguar nga grumbullimi me Argjentinën shkaku i lëndimit.

Pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror e ka humbur edhe Joaquin Correa.

Sulmuesi i Interit ka qenë i pafat, të cilit problemet në gju i kanë hequr mundësinë të garojë me kombëtaren albiceleste në Katar 2022.

Por pa humbur shumë kohë trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka gjetur tanimë zëvendësuesit për dy të lënduarit.

Scaloni ka ftuar në vendin e tyre Angel Correa e Atletico Madrid dhe Thiago Almada që luan në MLS te Atlanta United.

Kombëtarja e Argjentinës ndodhet në Grupin C në Kampionatin Botëror së bashku me Arabinë Saudite, Poloninë dhe Meksikën.

Të besuarit e Lionel Scalonit ndeshjen e parë e zhvillojnë të martën e 22 nëntorit ndaj Arabisë Saduite me fillim nga ora 11:00. /Telegrafi/