Prej vitit të ardhshëm qytetarët nuk do të jenë të obliguar të paraqesin të ardhurat e tyre vjetore, por këtë do ta bëjë vetë Drejtoria e të Ardhurave Publike. Kjo është parashikuar në ndryshimet e fundit të ligjit për tatime, ku hiqet detyrimi ligjor dhe tani qytetarët obligohen vetëm të konfirmojnë ose ndryshojnë paraqtitjen vjetore për tatim të plotësuar paraprakisht nga DAP.
“Me ndryshimet e propozuara për paraqitjen e tatimeve vjetore Drejtorija e të Ardhurave Publike është parashikuar të bëjë vet paraqitjen e të ardhurave vjetore të qytetarëve (personave fizik). Kërkesat vjetore për tatim të plotësuara nga DAP-i do tu dorzohet qytetarëve përmes formës elektronike më së voni deri më 30 prill të vitit të ardhshëm, ku për obligim qytetarët do të kenë vetëm të konifrmojnë ose të ndryshojnë të dhënat në paraqitjen e tyre për tatim”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.
Kontrollimin e paraqitjeve vjetore për tatim është e parashikuar që qytetarët të mund të bëjnë përmes formës elektronike paraprakisht të regjistruar në faqen e DAP-it, “E tatim personal”. Me këto risi njëherë për gjithmon i jepen fund rradhëve të gjata dhe rrëmujës para sporteleve të DAP-it. Qytetarët me pa durim presin ndryshimet e ligjit.
Vite me rradhë qytetarët të cilët realizojnë të ardhura shtesë përmes kontratave dhe marrëveshjeve autoriale, kontratave të shitblerjes, qerave, dividendave dhe interesit duhej të dorzonin vetë kërkesën për tatim vjetor më së voni deri më 15 mars. Nuk paraqiten të ardhurat e lojërave të fatit, lojërave shpërblyese, shpenzimeve për udhëtime, përdorimin e makinës personale si dhe dhuratat të cilat shpërndahen nga Kombetet e Bashkuara. Ndryshimet e propozuara për tatime tashmë janë në procedur parlamentare dhe qeveria paralajmëron miratim./Telegrafi/