Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për lëshimin e bonove të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim do të dërgohet në seancë të rregullt kuvendore, informojnë sot nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Në ndryshimin e Ligjit janë paraparë 15 emisione të bonove për denacionalizim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vlerën e bonove që do të lëshohen Qeveria e konfirmon një herë në vit, dhe kjo shumë konfirmohet bazuar në kompensimin e lëshuar në bono me vendimet që janë sjellë në fuqi gjatë vitit vijues.
‘Në Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit propozohet dhënie shtesë edhe e tre emisioneve të bonove për denacionalizim, me qëllim që pagesa e subvencioneve të cilat do të konfirmohen me vendimet të cilat do të bëhen përfundimtare në periudhën që vijon’, thuhet në kumtesën e Qeverisë./Telegrafi/
denaciona