Arbana Osmani është njëra ndër prezantueset më të suksesshme shqiptare që ka drejtuar spektakle gjigante, siç është ai “Big Brother Albania” dhe “Dua të të bëj të lumtur”.
Moderatorja e njohur prej vitesh ka rrëmbyer vëmendjen e shikuesve me programet e saj atraktive, padyshim se edhe me pozitivitetin që e përcjell te publiku.
36-vjeçarja, së fundmi përmes rrjeteve sociale ka dhënë lajmin e hidhur për fansat e saj, duke bërë të ditur se po largohet nga ‘Top Channel’. “Ditët e fundit në Top Channel, e lodhur por e gëzuar”, ka shkruar ajo.
Ndër tjerash, Albana tash e një kohë thuhet se është ndarë nga bashkëshorti, pas 16 vitesh martesë, me të cilin ka edhe një djalë të quajtur Jon.
Sido që të jetë, do të presim për befasinë e radhës të Arbanës se në cilin televizion do të shohim tani. /Telegrafi/