Site icon Telegrafi

Ndryshime ligjore për dënimet nga Doganat e Maqedonisë

Zbutjen e dënimeve politike dhe zvogëlimin e dënimeve në dogana, e paralajmëroi ministri për Financa, Dragan Tevdovski në ditën e festës së doganave të Republikës së Maqedonisë.

Në pajtim me Programin dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, që ka për qëllim lehtësimin e kushteve për lidhjet afariste dhe të qytetarëve, janë përgatitur ndryshime ligjore për zbutjen e dënimeve politike, citon Telegrafi Maqedoni.

“Në koordimin me Drejtorin e Doganave janë bërë analiza gjithëpërfshirëse të dënimeve politike dhe janë përgatitur propozime për zvogëlimin e gjobave, gjegjësisht shqiptimin e tyre sipas peshës së kundërvajtjes së thyer”, theksoi ministri.

Drejtori i Drejtorisë së Doganave Gjoko Tanasoski vlerësoi se kjo do të vendos drejtësi në sistemin e gjobave.

“Një nga prioritetet kryesore tonat për periudhën e ardhshme do të jenë përmirësimi dhe mënjanimi i të gjithë pengesave jo tarifore në punën e doganave me çka do të realizohen nëpërmjet të sapo formuarit Komitetit Kombëtar për lehtësimin e tregtisë. Sistemi i deritanishëm për dhënien e lejeve, miratimet dhe licencat në kufi do të eliminohen. Në kufi do të jepen lejet e nevojshme fito sanitare dhe veterinare sipas standardeve ndërkombëtare, ndërsa lejet tjera do të jepen brenda. Në këtë mënyrë do të mundësojmë lëvizjen e shpejtësisë së mallrave nëpërmjet kufijve”, tha Tanasoski.

Duke u përgjigjur për rezultate e vitit të kaluar, theksoi se janë paguar 1.27 milionë euro, me çka 86 milionë euro gjegjësisht 7.2 për qind më shumë se në vitin 2016, që ka qenë 1.19 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version