Telegrafi

Ndryshim qeverish në Australi, fitojnë laburistët e opozitës

Pasuesi i tij Kevin Rudd ka premtuar ndryshime të mëdha në politikat qeveritare. Me tre të katërtat e votave të numëruara deri tani, laburistët kanë marrë 83 vende në parlament, shtatë më shumë sesa kërkohej për fitore. Koalicioni i zotit Howard fitoi 58 vende. Vetë Howard rrezikon të humbasë vendin e tij në parlament.

Shqetësimet e brendshme ishin çështjet kryesore në fushatë – me ekonominë në mendjet e shumë prej votuesve. Rudd këmbënguli se qeveria e Howardit kishte rënë në vetëkënaqësi dhe ishte bërë apatike. Por edhe çështje të tjera luajtën rol në zgjedhje.

Rudd tha se ai do të tërheqë 500 trupat luftarake të Australisë nga Iraku dhe do të firmosë traktatin e Kiotos mbi ndryshimet klimatike që Howard kishte kundërshtuar. /VoA/