Telegrafi

Ndryshim i përkohshëm i qarkullimit në aksin rrugor Kërçovë-Ohër

Ndryshim i përkohshëm i qarkullimit nga mëngjesi është vendosur në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë-Ohër, nga Preseka deri në Pesoçan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftuan nga ‘Rrugët e Maqedonisë’, ndryshimi i përkohshëm do të zhvillohet me deviacion, gjegjësisht me kalim nga një korsi në tjetër për çka është vendosur sinjalizim adekuat qarkullimi.

Ky regjim i qarkullimit do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore. /Telegrafi/