Site icon Telegrafi

Ndryshim i madh i aktores së “Fate të Kryqëzuara”, Gylseren vjen krejt ndryshe (Foto)

Aktorja e njohur e serialit “Fate të kryqëzuara”, Nurgul Yesilçay, për hirë të roleve të saj në film detyrohet jo rrallë herë të ndryshojë dukjen.

Edhe kësaj radhe gjatë xhirimeve një filmi, “Gylseren”, ka prerë flokët shkurt dhe i ka lyer ato me fije. Të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë kritikuar aktoren për këtë ndryshim në pamjen e saj.

Por,  sigurisht ka edhe nga ata që e kanë pëlqyer, aktoren bukuroshe të njohur për rolet e saj.

Nurgul Yesilcay është aktore turke e lindur më 26 mars, 1976.

Ajo ndryshe njihet për rolet në: Asmali Konak, Yasamin Kiysinida, Egreti Gelin, Muhtesem Yuzil Kosem, Vidan, 7 Koali Hurmuz, Ikinci Bahar, Ademin Trenleri, Ezo Gelin dhe Paramparca.

Ajo u lind në Afyonkarahisar dhe studioi dramë në Anadolu University të Eskisehir. Që prej diplomimit ajo ka marrë pjesë në role të ndryshme, kurse suksesin më të madh arriti duke fituar çmimin e skenarit më të mirë me “Edge of Heaven” në Festivalin e Filmit ët Kanës në 2007.

Ajo fitoi çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e 45-të të filmit Antalya Golden Orange me filmin “Vicdan”.

/Telegrafi/

Exit mobile version