Site icon Telegrafi

‘Ndryshim i jetës’: Shpiket pajisja që kthen mendimet në fjali

Shkencëtarët kanë ndërtuar një pajisje që do iu vijë në ndihmë njerëzve që nuk flasin

Krijimi është shpallur si “ndryshim i jetës” për ata që nuk janë në gjendje të komunikojnë me botë përreth. Sistemi pionier kombinon fuqinë e sintezuesve të të folurit dhe AI (inteligjencës artificiale) për ta kthyer aktivitetin e trurit në fjali të kuptueshme.

Ajo bazohet në të njëjtën teknologji të përdorur nga Amazon Echo dhe Apple Siri dhe pajisja ofron shpresë për pacientët e paralizuar që nuk janë në gjendje të flasin.

Profesori i inxhinierisë elektrike Dr. Nima Mesgarani në Universitetin e Kolumbisë, Nju Jork, shpreson se shpikja e tij do të jetë ndryshimi i jetës për mijëra individë të goditur.

“Zërat tanë na ndihmojnë të na lidhin me miqtë tanë, prandaj humbja e fuqisë së zërit ndaj lëndimeve apo sëmundjeve është kaq shkatërrimtare. Me këtë studim, ne kemi një mënyrë të mundshme për të rivendosur atë pushtet”, tha Prof. Mesgarani.

Në këtë skenar, nëse përdoruesi mendon se ka nevojë për një gotë uji , sistemi ynë mund të marrë sinjale të trurit të gjeneruar në mendim dhe t’i kthejë ato në një fjalim sintetizues, verbal.

Profesori i inxhinierisë elektrike Dr Nima Mesgarani në Universitetin e Kolumbisë, Nju Jork, shpreson se teknologjia e re do të ndryshojë jetën për mijëra individë të goditur.

Kushdo që ka humbur aftësinë e tij për të folur, qoftë përmes lëndimit apo sëmundjes, do të ketë shansin për t’u lidhur me botën rreth tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version