Aktorja e njohur amerikane, Kate Hudson, për shumë vite ka ndërtuar imazhin e saj prej një biondeje atraktive.
Megjithatë, duke qenë se aktrimi është dashuria e saj e madhe, ajo ka bërë një ndryshim drastik në dukjen e saj për shkak të nevojave të rolit të ri.
Ajo i ka shkurtuar shumë flokët dhe i ka ngjyrosur në kafe duke nxitur reagimin e fansave të saj, të cilët kanë thënë se nuk njihet se është ajo.
Sidoqoftë, Hudson nuk është shqetësuar nga komentet dhe ka vazhduar me punën që e do më së shumti.
Fotografitë e aktores me flokë të shkurtra janë shfaqur nga xhirimet e dramës muzikore, “Sister”, regjinë e të cilës e ka bërë këngëtarja dhe producentja e njohur australiane, Sia.
Në këtë film, krahas Hudson luan edhe valltarja e njohur, Maddie Ziegler, e cila ka qenë pjesë e videove muzikore të Sias. Ndryshe, kjo e fundit ka bërë regjinë e disa klipeve të saja, si “Chandelier”, “Big Girls Cry” e “Elastic Heart”. /Telegrafi/