Site icon Telegrafi

Ndryjnë dashurinë dhe hedhin çelësin në lumë

Çiftet e dashuruara në Koeln emrat e tyre i gravojnë ose shkruajnë në dry të mëdhenj dhe më pas i mbyllin në urë mbi lumin Rajn. Pas kësaj, çelësin e gjuajnë në lum për të pasur një dashuri të përjetshme.

Kjo traditë filloi që në vitin 2008. Deri më tash në urë janë mbledhur më shumë se një milionë trupa të drynave që aty i kanë mbyllur çiftet e dashuruara.

Dekorimi në Koeln tërheqë vëmendje të madhe, por nuk dihet saktë nëse dashuritë e mbyllura me dry në urë kanë mbijetuar dhe sa u ka ndihmuar ky ritual interesant. /Telegrafi/

Exit mobile version