Site icon Telegrafi

Ndriçohet tërësisht tuneli para Velesit

Është kryer ndriçimi i tunelit para Velesit. Ndriçimi është bërë me led drita ku dukshëm do të rritet dukshëmëria e shoferëve ndërsa me atë edhe siguria në komunikacion, kumtohet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas MTL, në sanim të tunelave dhe drykave malore planifikohet të investohen edhe 670 mijë euro.

‘Së shpejti do të fillohet me punë edhe në tunelin e tretë në pjesën rrugore Veles-Katllanovë dhe presim deri në tetor të këtij viti ta përfundojmë ndriçimin e kompletuar’, informojnë nga Ministria. Investimi i tërësishëm do të kushtojë rreth 17.6 milionë denarë.

Muajin e kaluar, ashtu siç theksojnë, ka filluar sanimi dhe vendosja e sinjalizimit të tunelave në rrugët shtetërore. Përmes atij projekti do të sanohen edhe shtatë tunele, edhe atë: tuneli Bllacë, tuneli në rrugën Gradsko-Prilep, tuneli në rrugën Manastir-Prilep, Veles-Katllanovë dhe tre tunela në autostradën Katllanovë-Veles. Vlera e tërësishme e këtij projekti është 23.4 milionë denarë. dhe pritet deri në fund të vitit të përfundojë. /Telegrafi/

Exit mobile version