Site icon Telegrafi

Ndriçohet sërish fanari 120-vjeçar, i lëvizur për 80 metra nga një bregdet danez

Fanari 120-vjeçar, që është lëvizur nga një bregdet danez, është ndriçuar sërish.

Në fasadën e Rjuberg Knude janë lëshuar drita shumëngjyrëshe, pasi që u vendos 80 metra larg bregu, ku e rrezikonte erozioni, transmeton Telegrafi.

Struktura e gjatë 23 metra, që ndodhet në Jutland të Danimarkës, konsiderohet si trashëgimi kulturore dhe historike, andaj është kryer ky intervenim për ta mbrojtur.

Për lëvizjen e ndërtesës që peshon rreth 1,000 tonelata, janë shpenzuar afro 800 mijë euro, ndërsa pritet që të jetë një atraksion turistik i zonës.

Kur është ndërtuar më 1900, fanari ishte 200 metra larg bregdetit, por me kalimin e kohës, mbeti vetëm shtatë letra, duke rrezikuar të rrënohej brenda nja kohe të shkurtër.

Derisa qëndron në 60 metra mbi nivelin e detit, ky fanar është shumë i dobishëm për anijet që kalojnë nëpër atë det. /Telegrafi/

Exit mobile version