Telegrafi

Ndriçohet “Qyteti i Ndaluar”: Shfaqja e parë me drita, në pallatin e lashtë perandorak kinez (Video)

Si pjesë e Latern Festival që është zhvilluar në Pekin të Kinës, është ndriçuar për herë të parë edhe Qyteti i Ndaluar.

Pallati i lashtë perandorak kinez, ishte pjesë e një shfaqjeje me drita, për të shënuar përfundimin e festimeve për Vitin e Ri Kinez, transmeton Telegrafi.

Numri madh i kryeqytetasve dhe turistëve, që aplikonin për biletat falas nëpërmjet internetit, kanë bërë që ueb-faqja të bllokohet dhe të del prej funksionit.

Kjo është hera e parë, që ky pallat që vitin që vjet do të mbushë 600 vjet që kur është ndërtuar, ka hapur dyert për vizitorë edhe gjatë natës.

Dritat e instaluara prej ekspertëve të inxhinierisë, kanë dhënë skena të ndryshme nga historia kineze, kryesisht mënyrën e festimit nga pjesëtarët e familjes perandorake. /Telegrafi/